Gjatë edicionit të fundit të Big Brother Vip Albania, pjesëmarrësja Eljona ndau me publikun histori nga jeta e saj, duke përmendur humbjen tragjike të nënës dhe motrës së saj.
Këto dy familjare të saj humbën jetën në një aksident fatal në Kroaci disa vite më parë. Aksidenti i rëndë ndodhi më 25 korrik 2021 në Slavonski Brod, ku autobusi me 67 pasagjerë nga Kosova u përmbys pasi shoferi humbi kontrollin.
Si pasojë, 10 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan. Pas ngjarjes, babai i Eljonës kishte bërë një deklaratë për gjendjen shëndetësore dhe emocionale të familjarëve të mbijetuar, duke ofruar shikuesve një pasqyrë të situatës së rënduar për familjen e tyre.

Leave a Reply