Deklarata e babait të Naim Murselit për Policinë pas vrasjes

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ku po lexohet dëshmia e Shaban Murselit, babait të Naim Murselit, të akuzuarit kryesor.

Dëshmia daton më 6 dhjetor 2023. Shaban Murseli rrëfen se, pas marrjes së lajmit, ai dhe familja e tij udhëtuan për në Kosovë, duke mbërritur më 1 dhjetor 2023.

Ai përshkroi momentet e para, të mbushura me procedurat e varrimit dhe pritjen e njerëzve, duke mos pasur mundësi të pyeste për detajet e rastit. Pas varrimit, Policia e Kosovës mbërriti në shtëpinë e tyre, duke arrestuar Naimin dhe njoftuar familjen për përfshirjen e tij në vrasje.

Shaban Murseli, në dëshminë e tij, tha se arsyeja e kthimit të Naimit në Kosovë ishte për çështje biznesi, pasi kishte hapur një kompani të re. Ai gjithashtu përmendi një konflikt të mëparshëm me një anëtar të familjes, por nuk kishte dyshime se kjo mund të lidhej me ngjarjen tragjike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *