Deklarata e Kurtit në Davos ngjall reagime nga Çitaku

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur mosdakordësinë me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili në një diskutim në Davos të Zvicrës, deklaroi se qeveria e tij ka qenë e pastër nga korrupsioni.

Çitaku ka theksuar se disa ministra të kabinetit qeveritar janë nën aktakuzë, duke përmendur afera të mëdha financiare që lidhen me rezervat shtetërore dhe tregtinë e energjisë. Sipas saj, qindra miliona euro janë shpërndarë në kontrata pa tender, duke lënë vendin në një situatë të vështirë ekonomike dhe energjetike.

Ajo kritikoi Kurtin për refuzimin e tij për t’u përgjigjur thirrjeve të Prokurorisë, duke e cilësuar këtë si mungesë përgjegjësie dhe transparence nga ana e tij. Në Davos, Kurti theksoi se qeveria e tij përpiqet të rezistojë ndaj korrupsionit, të cilin e ka trashëguar nga qeveritë e mëparshme, duke nënvizuar rëndësinë e shembullit personal dhe llogaridhënies për të luftuar këtë dukuri.

Ai deklaroi se Kosova është nën vëzhgim ndërkombëtar dhe brenda sistemit të saj për të siguruar transparencë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *