Deklarata e Sllamnikut: Justifikimi për barnat e kafshëve

Një hulumtim nga Kiks Kosova ka nxitur veprim të shpejtë nga institucionet shtetërore lidhur me aktivitetet e dyshimta të Arianit Sllamnikut.

Ai akuzohet se ofronte trajtime të pasigurt për fëmijët me autizëm, duke përdorur barna për kafshë dhe duke kërkuar deri në 4,000 euro nga prindërit. Pas publikimit të këtyre zbulimeve, Sllamniki u arrestua.

Brenda 24 orëve nga transmetimi i raportit, Inspektorati Shëndetësor mbylli zyrën e tij konsulente, dhe Sllamniki u ndalua për 48 orë, me një masë paraburgimi prej një muaji. Gjatë intervistimit nga Policia Rajonale në Gjilan, ai mohoi akuzat, duke pretenduar se ofronte vetëm këshilla mjekësore.

Sllamniki gjithashtu hodhi poshtë akuzat për pagesat e mëdha që pretendohet se merrte për sugjerimet dhe barnat e ofruara. Deklaratat e tij dhe detaje të tjera të hetimit janë publikuar nga Kiks Kosova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *