Para seancës së Kuvendit për formimin e qeverisë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, deklaroi se partia e saj nuk do të mbështesë kandidaturën e Konjufcës për kryeministër.
Deliu theksoi se qëndrimi i PDK-së ka qenë i pandryshuar që nga momenti kur presidentja propozoi një mandat të dytë për qeverinë, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të zgjatur situatën e paqëndrueshme në vend, e cila ka vazhduar për nëntë muaj. Ajo kritikoi mungesën e bashkëpunimit dhe përpjekjet për të imponuar një mënyrë të vetme të qeverisjes.
Ajo gjithashtu vuri në dukje se PDK nuk mund të mbështesë dikë që, sipas saj, ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka ulur nivelin e marrëdhënieve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Deliu përmendi arrogancën dhe përpjekjet për të imponuar një diktat, duke shkelur rendin kushtetues dhe injoruar zërat e ekspertëve ligjorë.

Leave a Reply