Demelezi emërohet ministër i ri i Bujqësisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar emërimin e Imri Demelezit si Ministri i ri në detyrë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky emërim vjen pas largimit të Faton Pecit nga kjo pozitë, pasi ai është zgjedhur Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, në vijim të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 9 nëntor. Demelezi do të marrë përsipër drejtimin e ministrisë në një periudhë të rëndësishme për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *