Opinionisti Avni Arifi, duke komentuar mbi çështjen e rezervave shtetërore, theksoi se Rozeta Hajdari mund të përballet me një dënim deri në tetë vjet burg.
Në emisionin “Rubikon”, Arifi vuri në dukje se pavarësisht kësaj mundësie, Hajdari mbetet besnike ndaj Albin Kurtit dhe Besnik Bislimit. Ai sqaroi se, sipas interpretimit të tij nga juristët, Hajdari mund të përballet me këtë dënim të rëndë, por kjo nuk ndryshon faktin se ajo ruan integritetin dhe nuk tradhton liderët e saj politikë.
Sipas Arifit, Kurti vlerëson njerëzit që janë të gatshëm të sakrifikojnë për të, duke përmendur se Rozeta është krenare që nuk ka tradhtuar shefin e saj. Gjithashtu, Arifi sugjeroi se, ndonëse prokuroria mund të jetë e kënaqur me suksesin e saj në këtë çështje, problemi i keqpërdorimit mbetet një realitet i rëndë në këtë situatë.

Leave a Reply