Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë të ditur se votat e hedhura në përfaqësitë diplomatike, megjithëse mbështesin kryesisht Lëvizjen Vetëvendosje, nuk do të ndikojnë në numrin e mandateve që partitë politike do të fitojnë.
Sipas tij, ndryshime në shpërndarjen e mandateve mund të ndodhin përmes votave me postë. Për të pasur një ndikim të tillë, LVV duhet të sigurojë mbi 80 përqind të këtyre votave.
Cakolli ka analizuar se, duke marrë parasysh trendet e deritanishme, skenari më i mundshëm deri në përfundim të procesit zgjedhor është si vijon: Lëvizja Vetëvendosje me 57 vende, Partia Demokratike e Kosovës me 22 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 vende, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6 vende.

Leave a Reply