Elbert Krasniqi njoftoi përmes një postimi në Facebook se në legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës, grupi parlamentar multietnik do të përfshijë tetë deputetë nga partitë KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK.
Në këtë grup nuk është përfshirë deputeti Veton Berisha, i cili ka komentuar situatën për Indeksonline. Berisha shprehet se formimi i grupit është çështje e vullnetit për bashkëpunim.
Ai thekson rëndësinë e të qenit deputet i Kuvendit të Kosovës. Gjithashtu, Berisha ka bërë thirrje për bashkëpunim në interes të komunitetit egjiptian, duke kritikuar përjashtimin e tij nga grupi si mungesë interesi për bashkëpunim politik nga Elbert Krasniqi, të cilin e sheh si oponent politik.
Për sa i përket formimit të qeverisë “Kurti 3”, Berisha konfirmon se ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe pret takime të mëtejshme pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ai siguroi 1,252 vota nga Partia Liberale Egjiptiane.

Leave a Reply