Albin Kurti, i cili është mandatuar për të formuar qeverinë e re të Kosovës, ka në dispozicion edhe pesë ditë për të përmbushur këtë detyrë.
Në radhët e Vetëvendosjes mbizotëron besimi se qeveria Kurti 3 do të formohet suksesshëm. Deputeti i kësaj partie, Halil Thaçi, ka bërë një thirrje ndaj kolegëve të tij në opozitë që të tregojnë konstruktivitet në mënyrë që të mundësohet krijimi i institucioneve të reja.
Thaçi ka shprehur gjithashtu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësojë formimin e qeverisë së re.

Leave a Reply