Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka shprehur se nuk do të preferonte të ishte në një listë zgjedhore së bashku me Fatmir Limajn, kreun e Nismës Socialdemokrate.
Ai theksoi se, pavarësisht respektit për kontributet e Limajt gjatë luftës, politikisht do të shmangte bashkëpunimin për shkak të mungesës së komunikimit të Limajt me AAK-në para se të vendoste t’i bashkohej Albin Kurtit. Në përgjigje të kësaj deklarate, deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, u shpreh për “Front Online” se AAK është pjesë e Kuvendit falë kontributit të Limajt.
Ajo e konsideroi deklaratën e Haradinajt si të padrejtë ndaj Nismës dhe Limajt, duke theksuar se votat e Nismës dhe angazhimi i Limajt kanë ndihmuar AAK-në të jetë pjesë e Kuvendit. Krasniqi bëri thirrje për kujdes në deklaratat e tilla, duke i quajtur ato të pavend.

Leave a Reply