Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, ka diskutuar letrën e kryeministrit Albin Kurti drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ku kërkohet lirimi i drejtuesve të UÇK-së.
Kryeziu, gjatë një interviste në Frontal në T7, theksoi se Kurti ka vepruar në heshtje për të arritur këtë qëllim. Ajo theksoi se dëshmitarët janë dëgjuar dhe procedurat kanë përfunduar, duke sugjeruar se mbajtja e mëtejshme e të akuzuarve është e padrejtë.
Sipas saj, ata mund të lirohen përkohësisht deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata. Gjithashtu, Kryeziu sqaroi se Kurti dërgoi këtë letër tre vite më parë dhe ka qenë i angazhuar vazhdimisht në këtë çështje, megjithëse vendosi ta mbajë private deri tani.
Ajo përmendi se kjo qasje e heshtur ka ndodhur pavarësisht kritikave që Kurti është përballur në skenën politike, duke thënë se nuk ka qenë e njohur për publikun deri më sot.

Leave a Reply