Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media ka shprehur shqetësime lidhur me veprimet e prokurorit Valdet Gashi, duke e akuzuar atë për mungesë profesionalizmi dhe anshmëri politike.
Ajo pretendon se Gashi ka urdhëruar hetuesit të mbledhin prova në MINT pa certifikatë sigurie. Sipas Hajdarit, prokurori ka autorizuar mbledhjen e materialeve nga departamenti i rezervave shtetërore në Ministri brenda një ore, në mënyrë të paligjshme.
Ajo theksoi se kjo situatë është denoncuar pranë IPK-së, e cila ka nisur hetime dhe ka konstatuar shkelje ligjore nga ana e dy policëve hetues për mungesë certifikate sigurie. IPK-ja ka kërkuar nga u.d kryeprokurori i Prokurorisë Speciale që të udhëzojë për veprimet e mëtejshme, megjithatë çështja është mbyllur nga vetë prokurori Gashi.
Ai ka pranuar se është në konflikt interesi, pasi që vetë kishte autorizuar mbledhjen e dokumenteve. Hajdari kritikoi këtë situatë si mungesë profesionalizmi dhe anshmëri politike, të cilat janë të papranueshme për një zyrtar publik.

Leave a Reply