Dëshmitari: Arsiqi detyroi djalin të mbante trupin e viktimës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua seanca për rigjykimin e Dushko Arsiqit, i akuzuar për krime lufte.

Dëshmitarët Gani Krasniqi dhe Arsim Maqedonci paraqitën dëshmitë e tyre. Krasniqi rrëfeu se i biri i tij ishte detyruar nga Arsiqi të mbante trupin e pajetë të një viktime mbi supe, ndërsa ishte rrahur gjatë rrugës.

Ai përshkroi momentin kur djali i tij u kthye në shtëpi i përgjakur dhe i lodhur. Në dëshminë e tij, Krasniqi përmendi se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e Smajlit dhe përmendi emrat e Dragani, Bobani dhe Arsiqit si përgjegjës.

Maqedonci, nga ana tjetër, konfirmoi dëshminë e tij të mëparshme. Arsiqi ishte dënuar fillimisht me 13 vjet burg më 2 shkurt 2024, por rasti u kthye për rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Sipas Prokurorisë Speciale, Arsiqi akuzohet për shpërngulje të detyruar të qytetarëve dhe shkatërrim të pronës shqiptare gjatë vitit 1999. Ai përballet me akuza për keqtrajtim dhe vrasje të civilëve, përfshirë ekzekutimin e viktimës B.Sh.

në prill 1999.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *