Michael Durkee, dëshmitar i mbrojtjes dhe ish-këshilltar politik i komandantëve supremë të NATO-s në Evropë, vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale.
Gjatë seancës së djeshme në Hagë, ai u pyet për një takim ku kishte shoqëruar gjeneralin Clark me Hashim Thaçin. Mbrojtja paraqiti një dokument që tregonte emrat e disa pjesëtarëve të delegacionit, përfshirë Hashim Thaçin, Ramë Bujën, Jakup Krasniqin dhe të tjerë.
Durkee deklaroi se personalisht kishte takuar vetëm Thaçin dhe Krasniqin, ndërsa për pjesën tjetër të delegacionit kishte vetëm dëgjuar. Pyetur për qëllimin e takimit, ai sqaroi se gjenerali Clark kërkonte të kuptonte më mirë synimet politike të UÇK-së dhe kapacitetet e tyre ushtarake, në rast se një operacion do të bëhej i nevojshëm.
Durkee theksoi rëndësinë e njohjes së mjedisit në terren për çdo komandant që planifikon një mision ushtarak.

Leave a Reply