Dëshmitari i Prokurorisë: Pyetjet po më shkaktojnë shqetësime të thella

Dëshmitari i mbrojtjes, James Peter Covey, deklaroi të mërkurën para Gjykatës Speciale se ndjehet i pakëndshëm me linjën e pyetjeve të Prokurorisë lidhur me dekretin e emërimit të Agim Çekut.

“Nuk jam në dijeni të një deklarate të tillë. Por, përsëri po e them që unë nuk jam rehat dhe nuk ndihem mirë për bazën se si po ndërtohen pyetjet që mund të bëhen. Duket sikur prokurori po përpiqet që të vërtetojë si fakt gjëra që në një mënyrë mbështesin vlerësime- gjykime që janë shprehur në një deklaratë në libër. Mendoj që kjo është keqkuptim i rolit të diplomatit dhe se si ne arrijmë në vlerësimet që japim”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Para kësaj, dëshmitari u pyet nëse kishte parë dekretin për emërimin e Çekut si Komandant i Përgjithshëm. Si rezultat, dëshmitari Covey bëri një koment, i cili u ndalua nga trupi gjykues.

“Nuk jam i sigurt që pajtohem me arsyen dhe bazën për këtë mënyrë të paraqitjes së pyetjeve”, tha Covey.

Megjithatë, dëshmitari deklaroi se nuk beson që e ka parë këtë dekret.

“Nuk besoj”, u përgjigj ai shkurt, duke shtuar se nuk beson që e ka ditur se kush e ka nxjerrë atë dekret.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *