Analisti Albert Krasniqi ka analizuar dëshminë e gjeneralit amerikan Wesley Clark në Gjykatën e Hagës, duke vënë në pah një kontrast të dukshëm në vlerën e dëshmive të paraqitura nga palët.
Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka theksuar se mbrojtja ka sjellë për dëshmi ish-gjeneralë të NATO-s dhe ish-diplomatë amerikanë, figura që kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në ngjarjet e luftës. Në të kundërt, prokuroria ka mbështetur çështjen e saj mbi dëshmitarë që, sipas tij, japin dëshmi të diskutueshme, si ankesa për bukë të ftohtë.
Sipas Krasniqit, kjo qasje ngre pikëpyetje mbi besueshmërinë e dëshmive dhe rëndësinë e tyre për drejtësinë dhe të vërtetën historike, duke sugjeruar se aktualisht peshorja anon në favor të mbrojtjes.

Leave a Reply