Një burrë 36-vjeçar, i identifikuar si I.K., akuzohet se ka administruar një dozë të lartë valiumi vjehrrit dhe vjehrrës së tij me qëllim vjedhjen e një shume të hollash nga banesa e tyre në Librazhd.
Ngjarja u zbulua pasi çifti i moshuar, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, ku u dyshua për helmim. Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, I.K.
u identifikua dhe arrestua si autor i dyshuar i ngjarjes. Hetimet zbuluan se ai kishte përdorur medikamentin qetësues, duke shkaktuar gjendjen kritike të shëndetit të çiftit, për të realizuar vjedhjen e parave.
Çifti i moshuar është tani nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet sekuestruan si provë materiale shumën e parave të vjedhura dhe një telefon celular.

Leave a Reply