Dhjetëra mijëra viktima nga konfliktet pronësore në Shqipëri

Adriatik Lapaj, udhëheqës i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka ngritur çështjen e madhe të konflikteve për pronën në Shqipëri, duke theksuar se gjatë viteve të tranzicionit janë vrarë mbi 10,500 persona për këtë arsye.

Në një intervistë në A2 CNN, ai shprehu shqetësimin për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Tiranë, duke e lidhur atë me problemet e pronës. Lapaj theksoi se politikat dhe ligjet e miratuara ndër vite janë burimi i këtyre mosmarrëveshjeve, duke përmendur ligjin 7501, ligjin për privatizimin e ndërmarrjeve bujqësore dhe ligjin për legalizimin e objekteve.

Ai argumentoi se këto ligje kanë krijuar një situatë të vazhdueshme konfliktesh, ku për të njëjtën pronë mund të ketë përplasje të shumta. “Kjo është një plagë e hapur që politika shqiptare e ka lënë të tillë”, shtoi Lapaj, duke theksuar se këto probleme janë krijuar qëllimisht nga klasa politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *