Diaspora vazhdon të luajë një rol kyç në ekonominë e Kosovës, duke sjellë një sasi të konsiderueshme të remitancave.
Sipas raportit më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, i titulluar “Vjetari statistikor”, gjatë vitit 2024, kosovarët që jetojnë jashtë kanë dërguar në vend rreth 1 miliard e 355 milionë euro. Shtetet nga ku vijnë shumica e këtyre fondeve janë Gjermania, me një kontribut prej 33.5 milionë eurosh, e ndjekur nga Zvicra me 20 milionë euro.
Ky trend i rritjes së remitancave ka filluar që nga viti 2014, kur totali arriti në 622.3 milionë euro. Në vitin 2021, për herë të parë u tejkalua shifra e 1 miliard eurove.
Këto të ardhura, të dërguara nga diaspora, mbeten një burim i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e saj.

Leave a Reply