Sot, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të votojnë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në periudhën nga ora 07:00 deri në 19:00.
Janë regjistruar gjithsej 19,187 votues që mund të shfrytëzojnë këtë të drejtë në 29 përfaqësi diplomatike të shpërndara në 18 vende të ndryshme. Votimi do të zhvillohet në 40 vendvotime të vendosura në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës.
Sipas ndryshimeve të fundit ligjore, votimi nga diaspora mund të kryhet në disa mënyra: përmes postës, dërgimit të pakos në adresën e KQZ-së në Kosovë, ose fizikisht në përfaqësitë diplomatike. Qytetarët mund të identifikohen me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Kosovës, ku lejohen edhe dokumentet e skaduara, sipas vendimit të KQZ-së.
Kjo e fundit ka theksuar se pjesëmarrja e diasporës ka një ndikim në rritje në rezultatet e zgjedhjeve, duke u bërë gjithnjë e më vendimtare, siç është vërejtur edhe në zgjedhjet e fundit.

Leave a Reply