Në një takim të zhvilluar midis Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Guvernatorit të Burgut të Gjilanit, Mads Beyer, u diskutua për zbatimin e marrëveshjes që i jep Qendrën e Paraburgimit në Gjilan në përdorim palës daneze.
Sipas njoftimit nga SHKK, Beyer ka rikonfirmuar përkushtimin e Danimarkës për zbatimin efektiv të kësaj marrëveshjeje dhe ka shprehur mbështetjen për Shërbimin Korrektues të Kosovës në forcimin e kapaciteteve të tyre institucionale dhe profesionale. Në anën tjetër, Dibrani ka vlerësuar lart bashkëpunimin mes dy institucioneve, duke e cilësuar këtë marrëveshje si një model të veçantë partneriteti ndërkombëtar.
Ai theksoi se ky hap përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm për sistemin korrektues në Kosovë.

Leave a Reply