Disa kandidatë nuk garojnë më me Fatmir Limajn këtë herë

Fatmir Limaj ka vendosur të garojë me partinë e tij për Kuvendin e Kosovës, pasi bisedimet me LDK-në dhe PDK-në nuk patën sukses.

Në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti, NISMA ishte pjesë e një koalicioni parazgjedhor me AAK-në, ku Limaj kishte një numër të caktuar kandidatësh në listën e përbashkët. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, tani ai ka paraqitur 110 kandidatë në listën e partisë së tij.

Megjithatë, disa nga personat që kandiduan në shkurt nuk kanë pranuar të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve, duke e ditur që NISMA përballet me vështirësi për të kaluar pragun zgjedhor. Midis tyre janë Gani Bajraktari, Fatmir Matoshi dhe Besnik Berisha.

Në zgjedhjet e mëparshme, motivi për t’u bërë pjesë e kuvendit mund të ketë qenë më i fortë, ndërsa tani sfida për të kaluar pragun është më e madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *