Disa kandidatë për asamble nuk morën as votën e tyre

Në zgjedhjet për kuvendet komunale në Kosovë, 89 kandidatë nga 35 komuna nuk morën asnjë votë.

Në Deçan, një kandidate nga PDK mbeti pa vota, ndërsa në Gjakovë, 11 kandidatë nga disa parti të ndryshme si E VERTETA dhe Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar patën të njëjtin fat. Në Kaçanik, asnjë votë nuk morën dy kandidatë nga Lëvizja e Pavarur dhe një nga LDK.

Situata është e ngjashme edhe në Mitrovicën e Jugut, ku 15 kandidatë, përfshirë ata nga Alternativa dhe AKR, nuk siguruan asnjë votë. Në Podujevë, GUXO pati 7 kandidatë pa vota, ndërsa në Pejë dhe Prizren, disa kandidatë nga Nisma dhe partitë boshnjake mbetën gjithashtu pa mbështetje.

Gjithsej, 124 kandidatë në mbarë vendin nuk arritën të fitojnë asnjë votë, duke bërë që përfaqësimi i tyre në kuvendet komunale të mbetet një ëndërr e parealizuar. Në Prishtinë dhe Gjilan, procesi i numërimit është ende në vazhdim, por situata nuk duket premtuese për disa nga kandidatët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *