Disa të dyshuar në rastin e BKS-së kërkojnë ndihmë mjekësore

Gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prizrenit për rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, disa nga të dyshuarit kanë përjetuar përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Seanca, e cila filloi në orën 16:00 dhe përfundoi në orën 23:00 të premten, është ndërprerë disa herë për të ofruar ndihmë mjekësore për të pandehurit. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për ish-drejtorin ekzekutiv të BKS-së, Sami Mazreku, ish-drejtorin e Financave, Valon Berisha, dhe dy të pandehur të tjerë, ndërsa për 35 të tjerët ka kërkuar masa alternative si ‘Paraqitja në Stacion Policor’ dhe ‘Ndalimi’ nga vendet ose personat e caktuar.

Sipas prokurorisë, të pandehurit akuzohen për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe falsifikim të dokumenteve për përfitime vetjake, duke i shkaktuar dëme të mëdha BKS-së. Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar 23.700 euro, ari, orë dhe pajisje elektronike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *