Planifikimi i buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 ka krijuar tensione brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Shuma e parashikuar prej 7.8 milionë eurosh ka ngjallur reagime, sidomos nga anëtarët e ish-opozitës. Ata shprehën shqetësim për mungesën e fondeve për dërgimin e fletëvotimeve votuesve jashtë Kosovës, në përputhje me rregulloren e KQZ-së.
Alban Krasniqi nga Vetëvendosje kundërshtoi këtë praktikë, duke theksuar se afatet e ngushta mund të pengojnë mbërritjen në kohë të fletëvotimeve. Megjithatë, anëtarë të tjerë të KQZ-së argumentuan se zbatimi i kësaj rregulloreje është thelbësor për të ruajtur integritetin e procesit të votimit të diasporës, duke shmangur manipulimet, siç pati akuza në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Vetëvendosje kishte shprehur pakënaqësi për votimin e diasporës atëherë. Çështja e buxhetit për votimin jashtë vendit u hoq nga rendi i ditës për t’u shqyrtuar më tej në komisionet profesionale të KQZ-së.

Leave a Reply