Pozita e Presidentit të Kosovës, e cila duhet të simbolizojë unitetin, tani po shihet si një burim përçarjeje, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ku mungesa e konsensusit për formimin e qeverisë së re lidhet me këtë rol.
Sipas Kushtetutës, presidenti është figura e shtetit që përfaqëson unitetin e popullit. Ai ka detyra si përfaqësimi ndërkombëtar i shtetit, shpallja e zgjedhjeve dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
Për më tepër, presidenti është komandanti suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ka kompetenca për emërime zyrtare. Aktualisht, skadimi i mandatit të presidentes Vjosa Osmani në prill vitin e ardhshëm ka nxitur kalkulime politike për këtë post.
Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë dhe duhet të marrë dy të tretat e votave. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi sugjeron se zgjedhja e drejtpërdrejtë nga populli do të kërkonte rishikim të kompetencave të presidentit.
Bekim Salihu nga GAP thekson se ndryshimi i procesit të zgjedhjes është kompleks dhe kërkon konsensus politik, si dhe miratim nga Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese.

Leave a Reply