Distria Krasniqi ka siguruar vendin në gjysmëfinalet e Grand Slamit të Parisit, pas një ndeshjeje sfiduese në çerekfinale.
Ajo arriti të mposhtë brazilianen Larissa Pimenta, pas një lufte të ngushtë dhe të ndërlikuar. Në momentet shtesë të ndeshjes, Krasniqi shënoi pikët e nevojshme për të siguruar fitoren.
Kjo arritje e rëndësishme e cila e çon atë më afër medaljes, tregon edhe një herë aftësitë dhe përkushtimin e saj në sportin e xhudos.

Leave a Reply