Djali i Fadil Fazliut ende nuk lejohet të takojë babain e tij

Fahri Fazliu, për pothuajse një vit, nuk ka pasur mundësinë të takojë apo të flasë me babain e tij, Fadil Fazliu, një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fadili po mbahet në paraburgim në Hagë me akuzat për pengim të drejtësisë. Në një intervistë për “Ora 7” në Klan Kosova, Fahri Fazliu tregoi se familja e tij, përfshirë nënën, motrën dhe vëllain, kishte kërkuar leje për të vizituar Fadilin në dhjetor të vitit të kaluar.

Megjithatë, Dhomat e Specializuara e refuzuan kërkesën e tyre pa ndonjë shpjegim të qartë. Fahriu shprehu zhgënjimin e tij, duke theksuar se më 5 nëntor do të mbushen 11 muaj që nuk ka mundur të shohë apo të komunikojë drejtpërdrejt me babain e tij.

Ai theksoi se i lejohet vetëm të flasë me të kur nëna e thërret në telefon, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi që cenon të drejtat e tij njerëzore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *