Pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale, Isni Kilaj është kthyer në banesën e tij në Malishevë, ku familja e priti me emocion të madh.
Djali i tij, Bekim Kilaj, shprehu ndjenjat e familjes për këtë moment të rëndësishëm përmes emisionit “Kosova Live” në T7. Bekimi, i emocionuar, ndau edhe disa foto nga momenti i ribashkimit me familjen, duke përshkruar ndjenjat e lehtësimit dhe gëzimit të jashtëzakonshëm.
Ai theksoi se lirimi i babait ishte pritur që nga fillimi, duke besuar në drejtësinë e luftës së UÇK-së, e cila sipas tij, mbështetej në vlerat më të larta të lirisë. Megjithatë, ai shprehu dëshirën që edhe shokët e babait të liroheshin.
Familja e Kilajt po merr shumë telefonata dhe vizita nga miqtë, me të gjithë respektimin e masave të vendosura për lirim. Bekimi shtoi se shpresojnë që procesi të mos zgjasë dhe të mbyllet sa më shpejt.

Leave a Reply