Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, kujtoi se sot mbushen pesë vjet që babai i tij është në paraburgim, duke theksuar sakrificën e tij me dinjitet edhe në pleqëri.
Ai vuri në dukje se beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një domosdoshmëri për liri dhe jo një dëshirë për luftë. Ai theksoi se për 1,826 ditë kanë pritur drejtësi, ndërsa babai i tij, pavarësisht moshës, vazhdon të sakrifikojë me krenari.
Shqiptarët e Kosovës, sipas tij, kërkuan drejtësi për vite, por përballeshin me shtypje sa herë që kërkonin barazi. Në mesazhin e tij, ai kujtoi vuajtjet e shqiptarëve nën represionin serb dhe betejën për liri që u arrit me shumë gjak dhe sakrifica.
Krasniqi kritikoi proceset e drejtësisë evropiane, duke pyetur nëse mbajtja pesëvjeçare në paraburgim është drejtësi. Përfundimisht, ai theksoi se drejtësia e vonuar bëhet padrejtësi e qëllimshme.

Leave a Reply