Më 23 nëntor, në Vushtrri, ndërroi jetë një grua 75-vjeçare.
Djali i saj, Bardhyl Duklini, akuzon mjekët e Spitalit “Sheikh Zayed” për vonesa në trajtim, duke pretenduar se nëna e tij u la të priste për 35 minuta dhe nuk mori kujdesin e duhur. Sipas Bardhylit, nëna e tij vuante nga aritmia, e cila rrit rrahjet e zemrës.
Më 19 nëntor, pas mbërritjes në spital, pulsi i saj arriti 145. Ai tregon se një teknik reagoi menjëherë duke i dhënë një injeksion, ndërsa mjekja Shatri vendosi t’i jepte paracetamol infuzion, gjë që nuk e kuptuan.
Më pas, tensioni i saj ra. Spitali ka reaguar duke theksuar se pacientja u lirua në gjendje të mirë pas trajtimit.
Megjithatë, më 23 nëntor, ajo u kthye në spital pa shenja jete. Spitali ka formuar një komision për të hetuar rastin dhe ka deklaruar përkushtimin për shërbime cilësore.

Leave a Reply