Një ditë pas triumfit ndaj Sllovenisë, Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në stërvitje për t’u përgatitur për përballjen e ardhshme me Zvicrën, e cila do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Atmosfera në skuadër duket tepër pozitive, me lojtarët që shfaqen të motivuar dhe të buzëqeshur, teksa synojnë të mbyllin me sukses këtë cikël kualifikues. Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamje nga seanca e fundit stërvitore, duke theksuar përkushtimin e ekipit: “Vazhdojmë me energji pozitive!
Pas fitores së madhe ndaj Sllovenisë, Dardanët janë kthyer në stërvitje me një atmosferë fantastike. Forca Kosovë, të bashkuar drejt Botërorit!”.
Për të siguruar një kualifikim të drejtpërdrejtë në Kupën e Botës, Kosova duhet të arrijë një fitore me një diferencë prej 6 golash në këtë ndeshje vendimtare.

Leave a Reply