Dodik viziton Shtëpinë e Bardhë, lavdëron politikën e Trump

Ish-presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka vizituar Shtetet e Bashkuara, ku është takuar me zëdhënësen për media të presidentit amerikan, Donald Trump, Karolin Leavitt.

Gjatë kësaj vizite, Dodik ka shprehur vlerësimin e tij për politikën e Trump, duke e cilësuar atë si një faktor stabilizues në arenën ndërkombëtare. Në një postim në platformën “X”, Dodik ka theksuar se politika e Trump është e bazuar në parimet e mosndërhyrjes në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe ruajtjen e paqes përmes fuqisë, duke shmangur kështu krijimin e kaosit.

Sipas tij, kjo qasje racionale dhe pragmatike, ku partneritetet vlerësohen mbi bazën e respektimit të marrëveshjeve, sjell një shpresë për një botë më të paqtë dhe të përgjegjshme. Dodik gjithashtu ka pohuar se Republika Srpska ka qenë gjithmonë përkrahëse e kësaj politike, që synon kthimin e Amerikës në parime të qarta ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *