Dogana dhe AKI-ja godasin kontrabandën e barnave në Pejë e Gjakovë

Në një operacion të përbashkët të zhvilluar sot, Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, ka realizuar kontrolle në disa barnatore në Pejë dhe Gjakovë.

Ky aksion rezultoi në konfiskimin e 988 pakove medikamente kontrabandë, me vlerë afërsisht 10 mijë euro. Dogana e Kosovës ka angazhuar shtatë njësi operative për këtë aksion.

Njësia e parë kreu kontrolle në Gjakovë, ndërsa gjashtë njësi tjera vepruan në Pejë. Gjatë këtyre kontrolleve u zbuluan parregullsi në posedimin e medikamenteve pa dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa disa lokacione nuk paraqitën shkelje.

Zyrtarët e doganës theksuan se operacioni u zhvillua sipas procedurave standarde operative, duke përfaqësuar një angazhim të qartë në luftën kundër kontrabandës dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Dogana e Kosovës ka rikonfirmuar përkushtimin për të vazhduar kontrollet dhe veprimet kundër aktiviteteve të paligjshme në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe inteligjencës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *