Dogana dhe Policia në Merdarë zbulojnë 2 kg narkotikë

Më 2 shkurt 2026, në Pikëkalimin Kufitar Merdare, zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, kryen një kontroll të detajuar mbi një automjet të dyshimtë që po hynte në Kosovë.

Gjatë inspektimit, u zbuluan rreth dy kilogramë substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë kokainë, e fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda automjetit. Për zbulimin e saktë të vendndodhjes së lëndës, u përdor skaneri X-ray, i ofruar si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lehtësuar ndjeshëm punën e zyrtarëve.

Rasti është nën hetim nga autoritetet përkatëse, dhe ndaj të përfshirëve do të ndërmerren masa ligjore sipas legjislacionit aktual. Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës janë të përkushtuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, duke bashkëpunuar ngushtë ndërinstitucionalisht dhe duke përdorur teknologji moderne për të parandaluar aktivitetet ilegale dhe për të siguruar qytetarët dhe kufijtë e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *