Dogana e Kosovës kap 8 mijë funta të fshehura në çorape në aeroport

Dogana e Kosovës njoftoi se zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë zbuluar 8,000 funta britanike të padeklaruara të fshehura në çorape gjatë kontrollit të një udhëtari.

Pas një skanimi dhe kontrolli fizik, u zbulua se udhëtari kishte gjithsej 9,300 funta britanike, që përkthehet në 10,611.59 euro sipas kursit zyrtar të këmbimit. Në përputhje me rregulloret në fuqi, dogana i ka vendosur udhëtarit një gjobë administrative prej 25% të shumës së padeklaruar.

Pjesa e mbetur e parave është konfiskuar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore. Rasti është referuar sektorit të Hetimeve për të vijuar me procedurat e mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *