Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka zbuluar një dokument të rëndësishëm që sugjeron gatishmërinë e Rusisë për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur që në vitin 2020.
Dokumenti, sipas Kullës, është një letër diplomatike e dërguar nga zyra ruse në Prishtinë më 26 nëntor 2020, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Sipas këtij dokumenti, zyra diplomatike e Rusisë njoftonte për emërimin e Adrej Shogurov si shef të ri në Prishtinë, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë për të rinovuar bashkëpunimin me ministrinë kosovare.
Kulla thekson se kjo letër tregon qartë përpjekjet e Rusisë për të ndërtuar marrëdhënie të reja dhe të ngushta me Kosovën, duke përfshirë çështjet e sigurisë. Kulla vlerësoi se ky dokument është një provë e qartë e mundësisë që Rusia kishte për të njohur Kosovën si shtet të pavarur përmes kanaleve diplomatike, duke nënvizuar kështu një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Leave a Reply