Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë një apel për qytetarët që planifikojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e caktuara për 28 dhjetor.
Sipas njoftimit të tyre, është e nevojshme që votuesit të kenë një dokument identifikues të vlefshëm të Republikës së Kosovës. Dokumentet e pranueshme përfshijnë letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes.
KQZ-ja thekson rëndësinë që këto dokumente të jenë të vlefshme në ditën e zgjedhjeve dhe të mos kenë kaluar afatin e skadimit.

Leave a Reply