Dy nga banorët më të vëzhguar të Big Brother VIP Kosova 4, Limi dhe Dolce, u përfshinë sërish në qendër të diskutimeve para fillimit të spektaklit “Prime” të së premtes.
Ata u kapën nga kamerat duke shkëmbyer një puthje të ngrohtë në dhomën e makijazhit, duke tërhequr vëmendjen e publikut. Ndërkohë, prania e Albës, ish-të dashurës së Limit, pranë tyre, e cila duket se i shihte me një sy kritik, e bëri momentin akoma më të komentuara.
Ky veprim u interpretua nga ndjekësit si një shenjë xhelozie, duke nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Kjo skenë, e fokusuar nga kamerat dhe e ndarë masivisht online, ka shkaktuar reagime të forta dhe ka thelluar debatet rreth lidhjes së Limit dhe Dolces, si dhe pranisë së Albës në këtë trekëndësh.
Për më tepër, Limi dhe Dolce kanë qenë ndër temat më të diskutuara përgjatë javës, pasi janë parë shpesh në momente të afërta, duke sugjeruar një forcim të lidhjes së tyre brenda shtëpisë.

Leave a Reply