Dolce, banorja e Big Brother Vip Kosova, tërhoqi vëmendjen mbrëmë me paraqitjen e saj në shtëpinë e “Grande Fratello” në Itali.
Sot, ajo ka nxitur shumë diskutime në rrjet me komentet e saj mbi statusin personal. Në një bisedë me banorët e Grande Fratello, kur u pyet për një lidhje të mundshme brenda shtëpisë së BBVK, Dolce e mohoi qartë një gjë të tillë.
Ajo deklaroi se nuk ka asnjë marrëdhënie romantike dhe se nuk është e përfshirë në diçka serioze me ish-partnerin e saj atje. Duke shtuar më tej, Dolce ndau një detaj që shkaktoi diskutime.
“Kam një afërsi me dikë, por jo ndjenja romantike,” theksoi ajo, duke qartësuar se nuk ka as dashuri dhe as lidhje me askënd në BBVK. Ajo përfundoi duke sqaruar se nëse do të kishte ndjenja të forta për dikë, do të angazhohej, por aktualisht askush nuk i pëlqen dhe “askush nuk është tipi im”.

Leave a Reply