Ramadan Ahmeti është larguar nga pozita e Drejtorit të Termocentralit B këtë të premte, sipas një vendimi të marrë nga ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të KEK-ut, Gramos Hashani.
Ahmeti konfirmoi lajmin për gazetaren e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e këtij shkarkimi. Në udhëheqjen e Hashanit, KEK-u po përballet me sfida të mëdha, përfshirë emërimet e shpeshta të ushtruesve të detyrës dhe një krizë energjetike që po thellohet.
Prodhimi i energjisë nga burimet vendore ka rënë ndjeshëm, duke detyruar vendin të importojë energji me kosto të lartë. Kjo situatë ka sjellë një krizë operacionale të thellë për kompaninë.
Fotografia përfshin Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ish-drejtorin Ahmeti.

Leave a Reply