Drini Gashi, kosovari i parë në Gardën Kombëtare të Ajovas

Aviatori kosovar, Drini Gashi, ka bërë histori duke u bashkuar me Gardën Kombëtare të Ajovas në bazën 132d Air Wing, më 20 nëntor.

Ai është kosovari i parë që i bashkohet kësaj garde përmes Programit të Partneritetit Shtetëror, një marrëdhënie që nisi në vitin 2011. Drini e nisi rrugëtimin e tij drejt Ajovas kur familja Gashi u shpërngul atje nga Kosova në vitin 2016.

Babai i tij, Xhavit Gashi, i cili shërbeu si konsull i përgjithshëm në Des Moines, krijoi lidhje të ngushta me ish-Adjutantin e Përgjithshëm të Gardës, Timothy Orr. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, Drini u frymëzua për t’u angazhuar në gardë.

Pas kthimit të familjes në Kosovë, Drini vendosi të rikthehej në Ajova për studime dhe aplikoi për shtetësinë amerikane. Ceremonia e betimit të tij, ku morën pjesë drejtues të Programit të Partneritetit Shtetëror, theksoi rëndësinë e këtij momenti historik për marrëdhëniet Ajova-Kosovë.

Ky angazhim pritet të hapë mundësi edhe për kosovarë të tjerë, duke forcuar më tej lidhjet mes dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *