Ndeshja mes Dritës dhe Omonias në kuadër të Ligës së Konferencës ka përfunduar pjesën e parë me rezultat të barabartë 1-1.
Drita arriti të kalojë në avantazh me golin e Arb Manajt, i cili shënoi me kokë në minutën e 12-të pas një asisti të përkryer nga Besnik Krasniqi. Pas këtij avantazhi, Drita vendosi të fokusohej në mbrojtje, por përpjekjet nuk ishin të mjaftueshme për të mbajtur epërsinë.
Në minutën e 30-të, Omonia realizoi një gol që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Megjithatë, ekipi qipriot vazhdoi sulmet dhe arriti të barazonte rezultatin në minutën e 45-të me anë të Masouras.
Ndeshja vazhdon të jetë e hapur dhe e tensionuar, me të dyja ekipet që kërkojnë fitoren në pjesën e dytë.

Leave a Reply