Klubi i futbollit Drita ka bërë të ditur se përballja e tyre e planifikuar me FC Prishtina, e cila do të zhvillohej të hënën, është shtyrë pa një datë të re të përcaktuar ende.
Arsyeja e këtij vendimi lidhet me përfshirjen e dy lojtarëve të Dritës në ekipet e tyre kombëtare. Faton Maloku është thirrur nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa Ibrahim Salifu nga ajo e Beninit.
Klubi gjilanas ka shprehur mbështetjen dhe urimet më të mira për suksesin e futbollistëve në përfaqësimin e vendeve të tyre. Një datë e re për zhvillimin e takimit do të shpallet në ditët në vijim, sipas njoftimit zyrtar të klubit.

Leave a Reply