Shërbimet e Policisë Rrugore në Shkodër kanë shtuar kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit të automjeteve, me synimin për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun.
Nëpërmjet monitorimeve të vazhdueshme në rrugë, duke përdorur edhe dronë, janë identifikuar shkelje të rregullave të qarkullimit që paraqesin një rrezik të lartë për aksidente.
Gjatë monitorimit me dron në rrugët Shkodër – Hani i Hotit dhe Koman – Shkodër, u zbuluan 13 drejtues mjetesh që kryenin shkelje me rrezik të lartë për aksidente. Këta drejtues u ndëshkuan me gjoba që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 lekë.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit, të shmangin parakalimet e gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Leave a Reply