Gjatë seancës dëgjimore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, u shfaq një video ku Hashim Thaçi fliste me hetuesit ndërkombëtarë për Marrëveshjen e demilitarizimit të UÇK-së. Në këtë incizim, Thaçi deklaroi se dokumenti ishte parashikuar të nënshkruhej nga Agim Çeku. “Dokumenti që ma prezantuat ka qenë për t’u nënshkruar nga Agim Çeku,” tha Thaçi, duke theksuar se ndonëse emri i Çekut u zëvendësua me të tijin, titulli “Komandant i Përgjithshëm” mbeti i pandryshuar. Ai përmendi gjithashtu se ndryshimet u bënë me nxitim dhe në prani të ndihmëssekretarit të zonjës Albright, James Rubin. Gjatë transmetimit të kësaj videoje, dëshmitari në sallë qeshi dhe konfirmoi besueshmërinë e deklaratave të Thaçit. /BetimipërDrejtësi/

Leave a Reply