Durkee: Thaçi pa pushtet për ndalimin e dhunës, UÇK-ja pa komandë të qartë

Michael Durkee, ish-këshilltar i Wesley Clark, dëshmoi sërish në Hagë për situatën në Kosovë pas luftës.

Gjatë dëshmisë së tij, ai përshkroi gjendjen e refugjatëve shqiptarë që u kthyen në shtëpitë e tyre të shkatërruara dhe ndjenjën e tradhtisë që ata përjetuan nga fqinjët serbë. Ai theksoi se shumë nga këta refugjatë u kthyen me dëshirën për hakmarrje, pasi kishin humbur miqtë dhe fqinjët e tyre.

Durkee foli edhe për rolin e grupeve kriminale në Kosovë, duke thënë se ato ekzistonin shumë përpara luftës dhe nuk ishin të lidhura drejtpërdrejt me konfliktin. Ai përmendi traditën e Kanunit shqiptar, duke theksuar rëndësinë e nderit familjar dhe hakmarrjes.

Sipas tij, UÇK-ja nuk kishte një strukturë të konsoliduar komande, duke bërë që komandantët e zonave të vepronin në mënyrë të pavarur. Ai gjithashtu deklaroi se Hashim Thaçi nuk kishte autoritetin për të ndaluar dhunën në atë kohë, pasi UÇK-ja ishte në procesin e demilitarizimit nën mbikëqyrjen e KFOR-it dhe gjeneralit Jackson.

Durkee theksoi se pavarësia e Kosovës ishte qëllimi kryesor i udhëheqësve të UÇK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *