Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke lënë dy gra të vdekura.
Ngjarja u zhvillua në rrugën drejt Prizrenit, ku një veturë, në të cilën ndodheshin dy shtetase shqiptare, u përplas me një kamion që transportonte mallra. Njëra nga viktimat ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra, pasi u dërgua fillimisht në Emergjencën e Prizrenit dhe më pas drejt QKUK-së, nuk arriti të mbijetojë.
Drejtuesi i kamionit, një kosovar, pësoi lëndime trupore dhe mori trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Sipas raportit të policisë, trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në IML.
Media lokale raportoi se viktimat janë Eorda Sinollari, një konsulente biznesi në Gjermani, dhe Elizabeta Katija, e njohur si eksperte ekonomie dhe nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. Në vendngjarje ndërhynë njësitë policore, ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit.

Leave a Reply