Dy persona u plagosën mbrëmjen e së dielës në Podujevë, pas një incidenti me armë zjarri.
Policia e Prishtinës, përmes zëdhënëses Flora Ahmeti, njoftoi se njësitet policore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pasi u raportua për të lënduar. Personat e plagosur u transportuan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjeku kujdestar, Ejup Govori, konfirmoi se plagët e tyre ishin të lehta dhe kryesisht në këmbë, duke theksuar se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë dhe e qëndrueshme. Pas trajtimit, ata pritet të kthehen në shtëpi.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar dy të dyshuar dhe po e trajton rastin si “vrasje në tentativë”. Hetimet mbi incidentin janë ende në zhvillim.

Leave a Reply